E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Ronaldo te Milani? E mundshme!

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se Cristiano Ronaldo do të transferohet te Milani, por thotë se kjo nuk është gjë e pamundur.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, së fundi tha se ekipi i tij mund të bëjë ofertë për yllin e Realit gjatë verës. Në anën tjetër ka pasur spekulime edhe se Jose Mourinho do të zëvendësojë Roberto Mancinin në stolin e Cityt.

“Për mua te Manchester City, them se është e pamundshme. Por nuk mund të them se është e pamundshme për Cristianon, pasi mbase Berlusconi do të dëshirojë të bëjë diçka të çmendur, por mund të them se Reali nuk dëshiron ta shesë atë”, ka thënë Mourinho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›