Eleminohet Inter. Reali kualifikohet pa veshtiresi

“Gelsenkirschen” rezulton një mision i pamundur për Interin, që i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampioneve, duke dorëzuar përpara kohe trofeun që fitoi sezonin e shkuar. Humbja 5-2 kundër Shalke 04 në ndeshjen e parë thuajse kishte vulosur dështimin e skuadrës së Leonardos, por kishte nga ata që bashkë me teknikun besonin te përmbysja e madhe.
Asgjë e tillë, madje zikaltërit italianë regjistrojnë një tjetër humbje në ndeshjen e kthimit duke u dorëzuar në rezultatin 2-1 kundër gjermanëve të udhëhequr nga Raul Gonzales. Sulmuesi do të shënonte golin e avantazhit për vendasit në fundin e pjesës së parë, duke shuar shpresat e fundit të Interit për t’u kualfikuar, ndërsa në të njëjtën kohë ka zgjeruar rekordin e tij personal në krye të golashënuesëve në historinë e Kupave të Evropës.
Inter do të gjente golin e barazimit me Tiago Motën në pjesën e dytë, por vetëm kaq. Shalke do të kurorëzonte gjysmëfinalen e parë në historinë e saj duke shënuar golin e fitores me Hauedes, ndërsa gjermanët në raundin tjetër të Champions do të përballen me Manchester United.
Asnjë surprizë në sfidën tjetër, ku Reali i Madridit ka mundur 1-0 Totenham. Një gafë e portierit Gomes iI lejoi Kristiano Ronaldos të vulosë suksesin e madrilenëve të drejtuar nga Jose Mourinho. Kjo është gjysmëfinalja e parë pas tetë vjetësh e Realit në Ligën e Kampioneve, ndërsa përballja e ardhshme e madrilenëve do të jetë me rivalët e përjetshëm të Barcelonës.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 prill 2011 )