E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Berishes Rama nuk eshte rivali im. Jo fushate me parate e bashkive

Ngjarjet e fundit në fushatë dhe zhvillimet e pritshme politike ishin tema kryesore në mbledhjene  e qeverisë. Para se të niste shqyrtimin e vendimeve, kryeminsitri i ka kushtuar minuta të tëra sjelljes së simpatizantëve dhe partive politike. Duke ironizuar Edi Ramën, kryeministri Berisha, la të kuptojë kryesocialisti është një shembull i keq për tu ndjekur.

“Zoti Rama ka vendosur të më shpallë mua kryetar bashkie në 9 qytete që qeverisen nga socialistët, paçka se unë nuk kam bërë fushatë qoftë edhe një ditë të vetme në jetën time për kryetar bashkie në vendin tonë. E kam konsideruar si etike për të lënë hapësirë. S’kam menduar kurrë që vet t’i marr të gjitha, por ajo është zgjedhja e tij. Le ta vlerësojnë qytetarët. I bëj thirrje që dhe ai, dhe të gjithë kryetarët e partive të japin kontributin për një fushatë dinjitoze, paqësore, të qetë, në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve” tha Berisha.

Në vijim të vendimit të javës së shkuar të qeverisë, kryeministri kërkoi nga opozita që të  mos abuzojë gjatë fushatës me përdorimin e fondeve të pushtetit lokal dhe qeverisë.

I kërkoj opozitës t’i përmbahet me rigorozitet, në interesin më të mirë, shmangies së çdo ndihme financiare apo tjetër në funksion të fushatës. Të mos harrojmë se në këto zgjedhje shumicë nuk është mazhoranca qeverisëse. Shumicë është opozita në qytetet e mëdha të vendit. Ka një mundësi të dëshmojë qëndrim ndryshe përsa i përket përdorimit të burimeve të pushtetit në fushatë elektorale” tha Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë u mor vendim për rimbursimin e kasave fiskale për taksitë. Kryeministri tha se do të ketë ndëshkime për kompanitë që abuzojnë me shitjen e kasave. Sipas tij, vendosja e kasave është pasaporta biometrike për biznesin shqiptar.

Florian Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›