E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerez te Humbur gjen brenda dy oresh Xhenslia Rapushin

Ora 21 : 00, e se premtes mbrema solli per te gjithe teleshikuesit ne televizionin "Klan", puntaten e radhes te emisionit investigativ "Njerez te Humbur". Ne nje transmetim te drejtperdrejte, kesaj here emisioni i ideuar dhe drejtuar nga Aida Shtino, erdhi me fakte te reja per historite e dy personave te humbur ne 27 dhjetor te vitit 2009, ne rrethana misterioze duke lene pas shume dyshime dhe paqartesi per largimin e tyre. Informacione te reja erdhen per fatin e Arjan Bulkut dhe Riza Kociraj, te cilat tregojne gjurme jete te tyre brenda por ndoshta edhe jashte territorit shqiptar. Por emisioni i se premtes mbrema solli edhe nje surprize e cila qetesoi familjen Rapushi nga Tirana. Fatmiresisht publikimi ne emision i largimit te vajzes se Xhensila Rapushi, solli prurje te medha informacionesh te cilat cuan ne gjurmet e vajzes dhe ne fund ne gjetjen e saj.
Gjendet 16-vjecarja pas nje muaji mungese ne shtepi
Suksesi i puntates se dyte per sezonin e ri qe sapo filloi per emisionin "Njerez te Humbur", ishte gjetja e vajzes 16 - vjecare nga Tirana. Xhensila Rapushi, u largua nga shtepia ne 18 dhjetor te viti 2009, pa lene pas asnje gjurme. Publikimin e humbjes se vajzes,e pasuan nje numer i madh telefonatash nga qytetare te Tiranes te cilet pohonin se vajza ndodhej ne kryeqytet. Verifikimi i te gjitha te dhenave te marra ne studio u be ne kohe reale dhe pas kerkimesh intensive, vajza arriti te gjendej brenda dy oresh. Me ne fund gazetaret e emisionit arriten te kishin nje kontakt me vajzen 16 - vjecare dhe gjetja e Xhensiles u finalizua me ardhjen e saj ne studio. Vajza ishte shendoshe e mire dhe njekohesisht e lumtur qe bashkohej me familjen e saj. Ne kete menyre Xhensila Rapushi i largohet familjes se madhe te te humburve ne emisionin "Njerez te Humbur" per tu bashkuar me prinderit dhe vellain e saj.
Ne gjurme te Jonuz Luges, pas rrembimit te tij
Nje rast i trajtuar here pas here u publikua ne emisionin investigativ. Ngjarjet u zhvendosen ne vitin 1995, vitin kur Jonuz Luga nga qyteti i Durresit, u rrembye ne oborrin e shtepise se gjyshes se tij. Ne kete moshe ai ishte vetem 4 vjec dhe pas rrembimit te tij, askush nuk mesoi asnjehere se ku ndodhet. Sot Jonuz Luga eshte 19 - vjec dhe kerkimet per te nuk kane reshtur kurre nga familja e tij. Ne kendin e te ftuarve ishte e ulur gjyshja e tij, Hajrie Luga e cila kujtoi me mall vogelushin, te cilin nuk e pa qe nga 4 qershori i vitit 1995. Edhe pse ende nuk dihet se si mund te kete qene fati i femijes nga Durresi, fatmiresisht telefonatat te cilat percillnin informacione ne studio, tregonin se Jonuzi mund te ndodhet diku. Pistat e rendesishme qe vazhdojne te mbeten kryesore per kerkimin e Jonuz Luges mbeten Shkodra, por edhe me tej, jashte kufirit tone duke shkuar ne Greqi. Femija 4 - vjecar mendohet se pasi eshte shitur mund te kete kaluar ne shtetin helen. Kerkimet dhe hulumtimet per te kane vazhduar ne menyre te njepasnjeshme dhe per djalin nga Durresi vazhdojne te vijne informacione qe tregojne se ndoshta ai mund te jete shume afer kerkimeve te bera.
Gjendet makina e Arjan Bulkut, fati i tij ende mister
Historia e Arjan Bulkut vazhdoi rrjedhen e emisionit te perjavshem. 40-vjecari nga Tirana u zhduk vetem para disa diteve te fundit te dhjetorit te vitit qe sapo lame pas. Per shkak te telefonatave te shumta qe erdhen ne studio javen e kaluar, rasti i tij nuk mund te lihej pezull. Vetem para disa ditesh ne nje nga rrugicat e "Freskut" ne Tirane u gjend makina e babait te dy femijeve. Ajo u sekuestrua nga policia e Tiranes dhe nga kjo e fundit jane duke u bere inspektimet e nevojshme. Edhe kjo e premte informacionet e ardhura per Arjan Bulkun, qe tregonin se ku mund te kishte shkuar pasi kishte lene makinen e tij. Stafi i gazetareve te emisionit "Njerez te humbur" eshte duke punuar gjate diteve ne vazhdim per te zbuluar te verteten e largimit te Arjan Bulkut dhe cila ka qene rruga qe ai ka marre pas humbjes se kontakteve me familjen.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›