E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarje e dhimbshme

Rafael Benitez e ka përfunduar eksperiencën në Inter para kohe. Trajneri spanjoll e ka shkëputur kontratën me klubin Nerazzurr të enjten, pas një gjysmë viti bashkëpunimi. Ai ka thënë se do ta mbajë gjatë në kujtesë aventurën në këtë klub. Sipas presidentit të Interit, Massimo Moratti ndarja ka qenë e pashmangshme. Pasardhës i Benitezit pritet të jetë Leonardo. Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 13:36

(E plotësuar) Eksperienca e Rafael Benitez në Inter ka marrë fund pa kaluar mirë gjysmë viti. Në fakt, të enjten në mesditë, klubi italian dhe trajneri spanjoll e kanë shkëputur kontratën, pas bisedimeve në mes të të dyja palëve, të cilat zgjatën rreth tri orë. Lajmin e ka konfirmuar klubi Nerazzurr përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

“F.C. Internazionale e Rafael Benitez komunikojnë se, bashkërisht dhe me vendim reciprok, kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e parakohshme të kontratës. F.C. Internazionale e falënderon trajnerin Rafael Benitez për punën e bërë nën udhëheqjen e ekipit, të cilit i ka sjell suksesin në Superkupën e Italisë dhe në Botërorin e klubeve”, thuhet në ko0minikatë.

Në anën tjetër ish trajneri i Liverpoolit e ka falënderuar Interin për eksperiencën e rëndësishme profesionale dhe për sukseset e arrita bashkërisht.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen gjatë eksperiencës sime në Inter. Në emër timin dhe të bashkëpunëtorëve, i falënderoj personalisht futbollistët, zyrtarët e klubit dhe tifozët, për besimin që na dhanë. Dy titujt e fituar ishin rezultat i angazhimit të të gjithëve, ata që ishin përkrah nesh, për respektin dhe dedikimin që i ofruan klubit. Për të gjitha këto jemi krenar”, deklaroi Benitez, i cili pritet të paguhet 3 milionë euro pas shkëputjes së kontratës.

Ai e pranon se është e trishtueshme të largohet nga një klub i madh si Inter, por ai thotë se largohet me kujtime të mira të tifozëve, të cilët e kanë përkrahur pas fitores në Botërorin për klube.

“I përshëndes të gjithë para festave, pasi gjatë tyre nuk do të jem këtu. Të gjithëve u uroj suksese maksimale sportive për të ardhmen. Në fund, e falënderoj presidentin Massimo Moratti që më zgjodhi që ta udhëheq Interin”, përfundoi Benitez.

Presidenti Massimo Moratti ndihet i pikëlluar pas largimit të trajnerit Benitez. “Më vjen keq për përfundimin e bashkëpunimit me Benitez, por kjo ndarje tashmë ishte e paevitueshme”, deklaroi kreu i klubit Nerazzurr, i cili nuk deshi të fliste për pasardhësin e spanjollit.

Mirëpo, në bazë të raporteve të fundit, vendin e Benitez në bankinën zikaltër pritet ta marrë ish trajneri i Milanit, Leonardo.

Ndahen Inter e Benitez

Rafa Benitez nuk do të jetë më trajner i Interit.

Kampioni i Evropës dhe Italisë, të enjten në mesditë ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajneri spanjoll.

Ish trajneri i Milanit, Leonardo është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Benitezin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›