E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm Chelsea, konkurrent i Man Utd

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 17:47

Premierliga duket njëri prej kampionateve më të hapura evropiane. Vetëm tri pikë i ndajnë katër klubet e rëndësishme të kësaj lige, kur kampionati i këtij viti e ka arritur gjysmën e tij. Mirëpo, mesfushori i Manchester United, Nani, nuk e sheh Arsenalin e Manchester Cityn si konkurrentë.

Si konkurrent kryesor, mesfushori portugez e sheh Chelsean e Ancelottit.

“Nuk shoh kurrfarë konkurrenti tjetër për titull përpos Manchester United e Chelseas. Shpresoj që të jemi ne ata që do t’i gëzohemi titullit”, deklaroi Nani për Skysports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›