E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo humbet durimin me Ronaldinhon

Trajneri i Milanit, Leonardo, edhe një herë publikisht ka kritikuar Ronaldinhon, pas barazimit të tyre 0-0 ndaj Livornos.
"Nëse Ronaldinho do të ishte në formë të mirë, do të dëshironte vërtet të luante dhe do të sillej në mënyrën e duhur, atëherë ai mund të ishte i rëndësishëm për ekipin", ka thënë Leonardo.
Në ekip kishte një dallim të dukshëm kur Ronaldinho u zëvendësua në pjesën e dytë nga Andrea Pirlo, që tregoi për formën dhe ndikimin e dobët të brazilianit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›