E Shtunë, 31 Tetor 2026

United do kërkojë Fabianon

Mediat angleze njoftojnë se Manchester United do të tentojë transferimin e sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano, gjatë afatit kalimtar të janarit.
"The People" shkruan se Sir Alex Ferguson është një admirues i brazilianit, prandaj ka vendosur që në janar të bëjë ofertë për të, pavarësisht faktit që ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve.
Fabiano ka shkëlqyer me Brazilin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa ka filluar mbarë edhe sezonin e ri në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›