Leonardo i gëzohet Ronaldinjos: është më i miri në botë
Ronaldinjo ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 4-0 që Milani shënoi përballë Sienës, ndërkohë që në prag është derbi me Interin. Leonardo shprehet i kënaqur që më në fund bashkatdhetari i tij po shfaq aftësitë më të mira në lojë.“Gjatë gjithë karrierës së tij Ronaldinjo ka transmetuar pasion dhe lumturi dhe kjo është ajo që ai do. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe më në fund ka rigjetur kënaqësi në lojën e tij”, deklaroi për mediat numri një i pankinës kuqezi.Por ai nuk harron të përmendë edhe të tjerët, ata që e ndihmuan asin brazilian në atë paraqitje të jashtëzakonshme pasditen e djeshme: “Dinjo duhet të falenderojë skuadrën, që edhe kur gabonte, e mbështeti dhe bëri që të jetë këtu ku është sot”.