E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fund odiseja e 110 pasgjerëve të marrë “peng”

Natën e shkuar pasagjerët kanë fjetur në dy hotele në afërsi të aeroportit sllovak, ndërsa vetëm sot pasdite janë nisur për në destinacionin e tyre.Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme, ku zëdhënësi i saj, Ralf Gjoni deklaroi se kishte një menaxhim të shkëlqyer të situatës nga ana e kësaj ministrie. Ndërkohë, për ngjarjen ka reaguar edhe Drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, i cili tha se një avion i "Albania Airlines" u nis nga Bratislava drejt Bolonjës me 110 pasagjerët në bord, i cili ka mbërritur rreth orës 16:45 në qytetin italian. Mazniku u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë për aviacionin shqiptar dhe se për këtë do të zhvillohen hetime deri në fund. “Ne kemi zhvilluar kontakte me palën sllovake dhe për këtë do të ketë një raport të hollësishëm. Ky raport do të bëhet i ditur edhe në Shqipëri”, u shpreh Mazniku.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›