E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo kërkon të marrë Roben tek Milani

Milano - Objektivi i ri i trajnerit Leonardo është të marrë në radhët e Milanit mesfushorin holandez Arjen Roben. “Corriere dello Sport” raporton se trajneri brazilian do të vërë në zbatim tek Milani modulin 4-3-3, në të cilin mund të përshtatet mjaft mirë edhe mesfushori i Realit të Madridit.

Në fakt, Roben duket gjithnjë e më larg planeve të trajnerit madrilen Pelegrini, i cili do të ketë në dispozicion shumë blerje që ia ka mundësuar presidenti Perez.

Ndërkohë, Milani këtë fundjavë pritet të mbyllë përfundimisht negociatat me sulmuesin Xheko, i cili u shpall lojtari më i mirë i Bundes Ligës gjermane për këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›