E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karles Pyjol kërkon triumfin edhe me Spanjën

Johanesburg - Mbrojtësi Karles Pyjol kërkon të hyjë në librin e artë edhe me përfaqësuesen spanjolle duke fituar Kupën e Konfederatave. Spanja sot përballet me Irakun për ndeshjen e dytë të grupit A, ndërkohë që përballjen e parë e fitoi me rezultatin e thellë 5-0 kundër Zelandës së Re.

“Të thyesh rekorde dhe të hysh në histori është gjithmonë e rëndësishme. Përfaqësuesja jonë ka një performancë të shkëlqyer që prej evropianit të kaluar ku ne u shpallëm kampionë. Në kupën e Konfederatave rivalët tanë janë Italia dhe Brazili, dy kombëtare që luajnë një futboll mjaft të mirë”, deklaron mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle.

Në sezonin futbollistik që sapo u mbyll, Karles Pyjol arriti të fitojë gjithçka me skuadrën e tij Barcelonën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›