E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo, në „pole‰ për post-Ançelotin

Pakënaqësia e presidentit
të Milanit, Silvio Berluskoni,
për barazimin 1-1 në
fushën e Verderit, ishte "shuplaka"
e radhës për trajnerin
Karlo Ançeloti. Deklaratat
tregonin qartë se "dashuria"
ndërmjet drejtuesve
kuqezinj dhe trajnerit ka
përfunduar. Askush nuk e ka
mohuar aktin se e ardhmja
e teknikut është në dyshim,
ndërkohë që alternativa e
parë për ta zëvendësuar
është Leonardo (që po përfundon
kursin për trajner). Si
kandidatë potencialë shihen
edhe Donadoni e holandezët
Rajkard dhe Van Basten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›