Sheikët arabë fi llojnë "gjuetinë" e talenteve
Me fi nancat e pashtershme që
zotërojnë, sheikët nuk do të
mendojnë më për të përforcuar
skuadrat që zotërojnë në kampionatet
e mëdha evropiane. Tashmë,
strategjia e "zotërve të naftës"
ndryshon: objektivi është që të
ndërtojnë një futboll të bukur
në shtëpinë e tyre, në Emirate.
Pikërisht aty ku shkretëtira është
mbushur me puse nafte, të cilat
janë burimi kryesor i të ardhurave
në këto vende. Ja cili është plani i
arabëve miliarderë: të afrojnë në
skuadra lojtarë në moshë të re,
ata që cilësohen talentët e rinj të
futbollit. Emrat që qarkullojnë
janë të shumtë, por katërshja
më e lakmuar vjen nga Seria A
italiane. Bëhet fjalë për "magjikun"
e Milanit, Pato; yllin e ri të
Juventusit, Xhovinko; Jovetiç, tek
i cili Fiorentina ka shumë shpresa
dhe "njohjen e vjetër", Zarate. Për
këtë të fundit, në Emirate duket
se janë penduar që ia shitën Lacios.
Çështja "Kaka-Mançester
Siti" ka shërbyer për të ndryshuar
planet e sheikëve. Epiteti me të
cilin etiketohen nëpër Evropë,
si "njerëz që shpenzojë para
me shumë lehtësi", padyshim
që nuk i lumturon. Futbolli në
këto vende, nga Dubai në Abu
Dabi, synon të ngjitet shpejt në
arenën botërore, duke ndërtuar
një kampionat të fortë, i cili do
të ndiqej me interes edhe në
vendet e tjera. Në vija të trasha,
objektivat e përcaktuar janë dy:
1) të marrin në Ligën e tyre, ku
çdo skuadër mund të ketë vetëm
tre lojtarë të huaj, talente të reja,
që do të shërbejnë si shembuj
për sportistët arabë; 2) afrimi i
trajnerëve të huaj, që njihen për
aftësitë e tyre.
zotërojnë, sheikët nuk do të
mendojnë më për të përforcuar
skuadrat që zotërojnë në kampionatet
e mëdha evropiane. Tashmë,
strategjia e "zotërve të naftës"
ndryshon: objektivi është që të
ndërtojnë një futboll të bukur
në shtëpinë e tyre, në Emirate.
Pikërisht aty ku shkretëtira është
mbushur me puse nafte, të cilat
janë burimi kryesor i të ardhurave
në këto vende. Ja cili është plani i
arabëve miliarderë: të afrojnë në
skuadra lojtarë në moshë të re,
ata që cilësohen talentët e rinj të
futbollit. Emrat që qarkullojnë
janë të shumtë, por katërshja
më e lakmuar vjen nga Seria A
italiane. Bëhet fjalë për "magjikun"
e Milanit, Pato; yllin e ri të
Juventusit, Xhovinko; Jovetiç, tek
i cili Fiorentina ka shumë shpresa
dhe "njohjen e vjetër", Zarate. Për
këtë të fundit, në Emirate duket
se janë penduar që ia shitën Lacios.
Çështja "Kaka-Mançester
Siti" ka shërbyer për të ndryshuar
planet e sheikëve. Epiteti me të
cilin etiketohen nëpër Evropë,
si "njerëz që shpenzojë para
me shumë lehtësi", padyshim
që nuk i lumturon. Futbolli në
këto vende, nga Dubai në Abu
Dabi, synon të ngjitet shpejt në
arenën botërore, duke ndërtuar
një kampionat të fortë, i cili do
të ndiqej me interes edhe në
vendet e tjera. Në vija të trasha,
objektivat e përcaktuar janë dy:
1) të marrin në Ligën e tyre, ku
çdo skuadër mund të ketë vetëm
tre lojtarë të huaj, talente të reja,
që do të shërbejnë si shembuj
për sportistët arabë; 2) afrimi i
trajnerëve të huaj, që njihen për
aftësitë e tyre.