E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Oferta për Bekham është qesharake"

Milan dhe Galaksi vazhdojnë
"mundjen e
dorës" për Devid Bekham.
Por, nëse Galiani shprehet
optimist për arritjen e
marrëveshjes, pronari i
klubeve në Los Anxhelos,
Tim Liuiki, nuk është i
këtij mendimi. "Milani na
bëri një ofertë qesharake
për Devid Bekham. Nëse
mendojnë se mund të tallen
me ne, gabohen shumë
rëndë. Pa ofertën e duhur
(flitet për të paktën 10
milionë euro), më 9 mars
Devid do të paraqitet në
Los Anxhelos dhe do të
sillet si një profesionist i
vërtetë", deklaroi ai. Presidenti
dhe administratori i
AEG, shoqërisë që zotëron
LA Galaksi zbuloi disa
prapaskena të bisedimeve:
"Pas ofertës fi llestare, Milani
filloi të kontaktonte
me persona të tretë, nga
sekretari i Ligës deri te përfaqësuesit
e lojtarit, por jo
me ne që kemi në zotërim
kartonin e Devid", pohoi
menaxheri 51-vjeçar.
Për Liuikin, qëndrimi i
Bekhamit në Amerikë
është pozitiv jo vetëm në
aspektin sportiv: "Largimi
i mesfushorit na dëmton.
Disa tifozë kërcënojnë
se do të heqin dorë nga
abonimet. Televizionet
duhet të programojnë
ndeshjet, sponsorët do të
marrin dëmshpërblime
dhe klubet kundërshtarë
duhet të informohen nëse
Galaksi do të paraqitet në
stadiumet e tyre me apo
pa Devid".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›