E Diel, 1 Nëntor 2026

Natanjahu: Dua një koalicion të gjerë

Lideri i krahut të djathtë,
Benjamin Natanjahu, ka
pranuar dje mandatin e
krijimit të qeverisë së re të Izraelit
dhe pa humbur kohë ka
bërë thirrje për krijimin e një
qeverie koalicioni me centristët
dhe partnerët e krahut të majtë.
Një koalicion i tillë mund të krijojë
një qeveri të qëndrueshme,
ndryshe nga qeveritë e tjera që
kanë qenë vazhdimisht nën presione
të ndryshme partiake, apo
koalicionesh. Megjithatë, nuk ka
ende shenja për pranimin e këtij
propozimi të Natanjahut nga
ana e rivalëve të tij politikë dhe
nëse kjo do të vazhdojë, atëherë
i sapozgjedhuri nuk do të ketë
alternativë tjetër veç aleancës me
të djathtën ekstreme dhe partitë
fetare ultra-nacionaliste që mund
t‘ia lidhin përfundimisht duart në
përpjekjen për paqe me palestinezët.
Për sa i përket palestinezëve
dhe arabëve, ata e komentojnë
caktimin e Natanjahut si një sinjal
të mos gatishmërisë së plotë të
popullit izraelit për të bërë paqe.
Natanjahu, 59-vjeçar, udhëheq
partinë Likude, që nuk shquhet
për paqedashje. Ai ka qenë Kryeministër
edhe më parë në fund
të viteve ‘90 dhe tani ka gjashtë
javë në dispozicion për të bërë
bashkë një koalicion që do ta
bëjë për herë të dytë Kryeministër
të Izraelit. Likudët e dyfishuan
numrin e deputetëve në Parlament,
në zgjedhjet e dhjetë ditëve
më parë, edhe pse nuk arritën dot
që të kishin një fitore të pastër
ndaj Kadilës së Livnit, e cila mori
një vend më shumë. Pavarësisht
kësaj, elektorati i djathtë ia ka besuar
shansin e krijimit të qeverisë.
Kjo është një thyerje e traditës
së vjetër, sipas së cilës detyra e
krijimit të qeverisë i jepet liderit
të partisë që ka fi tuar më shumë
vende në Parlament. Menjëherë
pas caktimit të detyrës, Natanjahu
i bëri thirrje kundërshtarëve që të
shtrëngonin rradhët e të vendosnin
për koalicion për hir të interesave
të atdheut. Sipas tij, vendi
ndodhej në një situatë të vështirë
me Iranin që po ndërtonte armë
bërthamore e që përbënte kërcënim
për Izraelin dhe Hezbollahët
që po forcoheshin nga ana
tjetër. Në Gaza, një zëdhënës i
Hamasit, parashikoi destabilitet
me ardhjen e Natanjahut në
pushtet. Për sa i përket Kadimës,
ajo do të mblidhet të dielën për të
vendosur në lidhje me qëndrimin
e ardhshëm, por ka shumë shanse
që vendimi të jetë që partia të dalë
në opozitë. Me pranimin e këtij
mandati, Natanjahu u tregua i
vetëdijshëm edhe për vështirësinë
e detyrës në këtë moment shumë
të ndërlikuar ekonomik, ku mijëra
vetë do të humbasin vendet
e punë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›