E Shtunë, 31 Tetor 2026

Didier Drogba: Skolari kishte përçarë Çelsin

Didier Drogba "shpërthen".
Pasi u përfol se ishte njëri
prej lojtarëve që shkaktoi largimin
e Luis Felipe Skolarit nga Çelsi,
lojtari nga Bregu i Fildishtë është
hedhur në kundërsulm. Ai akuzoi
ish-trajnerin se përçau skuadrën.
Drogba mohoi se "ka luajtur
kundër" Skolarit, por në të njëjtën
kohë pranon se zgjedhja e Hidink
"ishte veprimi më i drejtë nga
drejtuesit e klubit". "Kur stërvit
një skuadër si Çelsi, është e domosdoshme
ta mbash skuadrën
të bashkuar, mbi të gjitha në
momentet e vështira", deklaroi sulmuesi
për "The Sun". "Çelsi është
një familje dhe si e tillë duhet të
qëndrojë e bashkuar. Skolari gaboi
duke kritikuar lojtarët e veçantë".
Tekniku brazilian, i shkarkuar
nga detyra në "Stemford Brixh"
rreth 10 ditë më parë, akuzoi
disa prej "senatorëve" se bënin
komplote pas shpinës së tij. "U
trondita prej deklaratave të tij dhe
sesi arriti të thoshte diçka të tillë,
replikoi Drogba. Si ka mundësi që
përgjegjës për situatën e krijuar të
jetë vetëm një lojtar, në një kohë
kur skuadra humbi shumë pikë
në takimet e fundit. Futbolli nuk
është një sport individual. Kur fi tojnë,
fi tojnë të gjithë dhe e njëjta
gjë vlen edhe kur humbet. Gjithmonë
e respektoja maksimalisht
Skolarin si njeri dhe nuk shkova
asnjëherë të ankohesha te pronari
i ekipit (Roman Abramoviç) për
trajnerin, ose për të folur kundër
trajnerit". Për të ndryshuar ecurinë
e Çelsit, drejtuesit thirrën strategun
e mirënjohur, Gus Hidink:
"Mendoj se me trajnerin e ri do të
përmirësohemi shumë. Mjafton
të shohësh stërvitjet, ku intensiteti
është i lartë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›