Tevez: Me mua Mançesteri do të ishte më ndryshe
Mançester - Karlos Tevez mendon se po të kishte qenë pjesë e formacionit të parë në finalen e Romës ngjarjet do të rridhnin më ndryshe për Mançesterin. Skuadra e tij nuk arriti dot të mbronte titullin e kampionit të Evropës, duke u mundur nga Barcelona me rezultatin e pastër 2-0. Tevez hyri në fushë vetëm në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të spanjollëve.
“Po të kisha qenë në formacionin e parë gjithçka do të ishte ndryshe. Besoj se do të vrapoja më shumë, dhe do të sillja një presion më të madh mbi Barcelonën. Trajneri nuk veproi ashtu, ky ishte vendimi i tij dhe duhet të respektohet”, deklaron argjentinasi Karlos Tevez.