E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo si Nesta: Na duhet të ulim kokën

“Fjalët e tij janë edhe të miat. Jam dakord me të dhe është e rëndësishme që një lojtar simbol i skuadrës mendon në mënyrë të drejtë”, tha Leonardo.

 “Nuk është nevoja për një sqarim ne Alesandron – nënvizon Leo – të dielën më thanë atë që Nesta pati deklaruar. I telefonova dhe ai më përsëriti fjalët dhe konceptet që unë i dija dhe për të cilat isha plotësisht dakord. Është e vështirë të grindesh me një si Nesta”, sqaroi trajneri brazilian.

Leonardo ka folur edhe mbi të të tashmen dhe të ardhmen e mundshme larg pankinës së Milanit: “Jam një trajner si gjithë të tjerët. Ndihem i rrezikuar? E dija që do të ishte një sezon i vështirë, askush nuk më detyroi të marr përsipër këtë detyrë. Ma propozuan dhe e pranova. Të gjithë ata që thonë të kundërtën, nuk tregojnë realitetin.”

Në lidhje me problemet teknike të skuadrës, duket se braziliani ka parë disa sinjale inkurajuese nga ndeshja me Atalantën: “Vinim në këtë ndeshje pas humbjes me Zyrihun dhe barazimit me Barin. Por në këtë skuadër impenjimi nuk mungon kurrë dhe kjo është tepër pozitive. Do të vazhdoj të këmbëngul me skemën që përdora të dielën, që na jep më shumë garanci dhe zotërim më të mirë të fushës.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›