E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ reagon ndaj akuzave për fushatën

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon me përkushtim në përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve dhe, është duke i kryer detyrat e veta sipas planit dhe ligjit. Në opinion dhe sidomo më media, ditëve të fundit janë drejtuar ankesa në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë se, disa Subjekte Politike, janë duke e thyer fushatën zgjedhore”, thuhet në deklaratën e shpërndarë sot.

Ku komsion, bën të ditur se nuk është kompetent për të vendosur për mosrespektimin e ligjit nga subjektet politike.  “Sipas Kosdit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët në nenin 32.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thuhet decidivisht se “KZAP-i ka autoritet ligjor të marrë vendim në pretendimet se janë shkelur dispozitat e këtij Kodi si dhe të shpallë sanksione dhe kompensime në përputhje me procedurat e saj” (Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale”, vijon deklarata.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›