E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo thërret Fabianon: E ka treguar kualitetin

"Nuk ka asnjë dyshim që Luis Fabiano është një futbollist i mirë dhe afrimin e tij të mundshëm nuk e shoh si një bast që Milani duhet ta fitojë". Trajneri i Milanit, Leonardo, nuk i kursen fjalët pozitive në adresë të sulmuesit të Seviljas: "Ai është pjesë e Kombëtares dhe e ka shpalosur kualitetin". Braziliani është objektivi kryesor në merkaton e kuqezinjve: drejtuesit në Milanelo vazhdojnë të kërkojnë përforcime, pavarësisht se skuadra zbarkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turneun veror. Milani zhvilloi stërvitjen e parë në "tokën e premtuar", ndërsa skuadra u vizitua edhe nga Devid Bekham, që ishte pjesë e "Djallit" në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›