E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tmerrohet" Interi, alarm në hotelin në Los Anxhelos

Interi "tmerrohet" gjatë mesditës së të shtunës. Pas një telefonate anonime, policia e Los Anxhelosit evakuoi hotelin "Four Season", ku ishte akomoduar skuadra zikaltër. Në SHBA ora tregonte 14:00 (në Europë ishte natë): paniku duket se ka ardhur prej frikës së një bombe, por ekziston edhe hipoteza se gjithçka ka lindur nga alarmi në raste zjarri. Lojtarët e Interit, Burdiso, Samuel, Kivu, Santon dhe Baloteli (skuadra nuk ishte e plotë, sepse Murinjo u la gjysmë dite të lirë futbollistëve), zbritën në rrugë, ndërsa stafi i hotelit i grumbulloi klientët në një park aty pranë. Frika zgjati rreth një orë e 45 minuta dhe pas verifikimeve, policia i lejoi të gjithë të hynin nëpër dhoma.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›