E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me acid në Hong Kong

Si pasojë e kësaj marrëzie kanë mbetur të plagosur 30 persona, përfshi këtu fëmijë dhe turistë, të cilët janë dërguar në spital.

Ngjarja ndodhi në zonën turistike Kowloon të Hong Kongut. Ndërkaq, pas ngjarjes është arrestuar një person 30 vjeçar që kishte kapakë shishesh nëpër xhepa.

Qeveria e Hong Kongut ka premtuar 39 mijë dollarë shpërblim për ata që do të japin informacion në lidhje me sulmin.

Që nga dhjetori i vitit 2008, më tepër se 100 persona janë plagosur nga sulmet e ngjashme me lëndë kimike.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›