Elbasan, gjendet e vetëvarur një 28-vjeçare
Policia tha se Rozeta Vangjel Sinan është gjetur e vetëvarur në një pemë. Në vendin e ngjarjes ishin dërguar grupet e hetimit, të cilat pasi kanë kryer veprimet pocedurale si këqyrjen e kufomës, pyetjen e deklaruesve , u kostatua se ajo vuante nga sëmundja e depresionit për të cilën edhe mjekohej. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.