Leonardo trajner i ri i Interit?
Leonardo do të rikthehet në San Siro në janar, por si trajner i Interit, njoftojnë mediat nga Apeninet.
Gazeta torineze Tuttosport pohon se ish-trajneri i Milanit është takuar me Massimo Morattin dhe do të emërohet si trajner i Interit shumë shpejtë.
Plani i Morattit është që ta vë Leonardon në krye të Interit, pasi të shkarkojë Benitezin. Pavarësisht deklaratave se kjo nuk është bërë, mediat e tjera italiane njoftojnë se tashmë Benitez është shkarkuar.