E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, ndalet Flamurtari

Kryesuesit e Flamurtarit janë ndalur nga Bylis pas humbjes 1-0 ne takimin e vlefshëm për javën e 15-te te superliges. Golin e vetëm te Bylisit e ka shënuar Kepi, ne minutën e 59 te takimit, duke i dhuruar nje trepikësh te arte skuadrës se tij. Me këtë humbje, vlonjatet i kane dhënë një mundësi Skënderbeut, qe te dielën luan ne "Loro Boriçi" përballë Vllaznise. Ndërkohë, ne takimet e tjera, Besa ka mundur 2-1 Teutën me gola te Veliut dhe Cikalleshit. Ndërsa Tirana mundi 4-0 Kastriotin. Përballja mes Shkumbinit dhe Dinamos, qe do te luhet ditën e hënë, do te mbylle javën e 15-te te superliges.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›