E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kartonë të kuq dhe një gol

Dy kartonë te kuq dhe një gol. Është ky bilanci i futbollisteve shqiptare qe luajnë ne kampionatet evropiane për javën qe sapo lame pas. Lorik Cana ka marre kartonin e pare te kuq këtë sezon ne kampionatin turk te futbollit. Gjithçka ka ardhur ne minutat e shtese te takimit Konjaspor - Gallatasaraj, qe u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 0-1. Pas një faulli ne favor te vendasve, pati një grindje masive mes lojtareve te te dy skuadrave, ku Cana dhe lojtari i Konjasporit, Mahmudu Kere, ishin me aktiv se te tjerët. Ne fund, gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton te kuq te dy lojtaret. Te njëjtin fat ka pasur edhe futbollisti tjetër i kombëtares, Kristi Vangjeli, ne takimin e vlefshëm për javën e 15-te te superliges greke, mes Aris dhe Xanthi. Vangjeli ka qene përsëri titullar ne këtë takim, por e ka lënë fushën ne minutën e 35-te pas dy kartonëve te verdhe ne harkun kohor te vetëm një minute. Takimi u fitua nga miqtë, me rezultatin 2-0. Ndërkohe, Edmond Kapllani ka qene njeriu qe i dha fitoren skuadrës se tij Paderborn ne fushën e 1860 Munih. 28-vjeçari shënoi golin e vetëm te takimit ne minutën e 22-te nga pika e penalltise. Ky ishte goli i 6-te për sulmuesin shqiptar këtë sezon ne Bundesliga 2.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›