Eto’o, mbret i Afrikës

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:45
Ylli kamerunas, Samuel Eto’o u bë i pari që u zgjodh futbollisti më i mirë afrikan i vitit për herë të katërt. Sulmuesi 29 vjeç nuk arriti sukses me Kombëtaren e tij më 2010, por i ndihmoi Interit të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Serinë A, sezonin e kaluar.
Eto’o kishte fituar çmimin edhe më 2003, 2004 dhe 2005. Ai përfundoi para sulmuesit të Chelseas nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba dhe sulmuesit ganez të Sunderlandit, Asamoah Gyan.
Eto’o po ashtu shënoi një gol dhe krijoi një tjetër në fitoren e Interit 3-0 ndaj skuadrës kongoleze TP Mazembe, në finalen e Kampionatit botëror të klubeve të shtunën. Eto’o me kurorën e tij të katërt i kalon tri herë fituesit, Abedi Pele dhe George Weah.