E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero thyen rregullat, denohet nga policia

Kengetari kosovar Blero, duhet te jete i pari nga bota e showbizit kosovar, qe ka provuar fuqine e ligjit te ri per rregullat ne qarkullim. Pak dite me pare, ne afersi te nderteses qendrore te PTK-se ne kryeqytet, kengetari eshte ndalur nga policia per shkak te thyerjes se rregullave te trafikut. Sipas deshmitareve te rastit, procedura e njoftimit te denimit per kengetarin duket te kete zgjatur rreth 20 minuta. Ai eshte denuar per tejkalim shpejtesie, per mungese te venies se rripit te sigurise, dhe per bisede me telefon celular gjate drejtimit te automjetit. Edhe pse prej disa vitesh eshte vendosur ne Suedi, Blero shkon shpesh ne Kosove, ku ka shume prej miqve. Gjithashtu atje kengetari ndodhet edhe per koncerte, qe ne kete periudhe jane te shumte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›