Berisha: Parandalimi i krizës, përmes zhvillimit të qëndrueshëm
Këshilli Kombëtar i Territorit miraton vendimet për ndërtimin e 3 HEC-ve dhe zhvillimin e turizmit
Kryeministri Sali Berisha shprehu dje vendosmërinë e qeverisë së tij, për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të përmbushet aspirata për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme. Sipas kryeministrit, investimet e rëndësishme për ndërtimin e HEC-eve në mbarë vendin, përbëjnë një ndër gjeneratorët më të rëndësishëm të punësimit në Shqipëri. Ndërsa një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, turizmi, falë investimeve të qeverisë do njohë dimensione të reja zhvillimi
Potencialet e mëdha të vendit në sektorin turistik dhe atë energjetik ishin kryefjalë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit i kryesuar nga kryeministri Sali Berisha. KKRRTRSH miratoi disa leje infrastrukturore në fushën e energjisë dhe turizmit, si dhe leja infrastrukturore për rrjetin e furnizimit me ujë dhe shërbime sanitare në bashkinë e Orikumit.
Kryeministri Berisha, duke u fokusuar tek ndërtimi i HEC-ve, u shpreh se këto projekte, ndër të tjera, shërbejnë edhe si gjeneratorë të fuqishëm për punësimin e mijëra qytetarëve. Kreu i qeverisë theksoi se beteja për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme vazhdon në mënyrë të pandërprerë dhe kjo përbën një arritje madhore për qytetarët shqiptarë.
“Në rast se në mbledhjen para kësaj ne miratuam projektin më të madh hidroenergjetik në rajon dhe, aktualisht, në Evropë, kaskadën e Devollit, një investim me vlerë 1 miliardë euro, beteja për të shndërruar Shqipërinë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme vazhdon në mënyrë të pandërprerë dhe kjo përbën një arritje madhore për qytetarët shqiptarë. Sot, ne miratojmë këtu disa hidrocentrale, siç është ai i “STRAVAJ”, ‘Qafëzezit’, ‘Stavecit’, të cilët së bashku do të punësojnë mijëra qytetarë, kryesisht banorë të zonave aty afër. Natyrisht, teknikë dhe inxhinierë nga më të mirët e vendit. E vërteta është se ndërtimi i hidrocentraleve në mbarë vendin është shndërruar sot, aktualisht, në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë në zonat më të largëta, më të thella të vendit. Por, duhet të pranojmë se është shndërruar sot dhe në drejtim kryesor të zhvillimit të Shqipërisë, do të thosha të zhvillimit të qëndrueshëm të saj. Zhvillimi është zhvillim, por vendimtare në këtë proces është qëndrueshmëria e tij. Leksioni më i madh i krizës evropiane dhe globale që mund të nxirret nga shoqëritë, kombet dhe qeveritë, është se ka vetëm një rrugë të sigurt për parandalimin e kësaj krize dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm, është inkurajimi, nxitja, investimi në ata sektorë që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm për vendet dhe kombet”, u shpreh kryeministri.
Ai vlerësoi se energjia ujore është mirëpozicionuar ndër më të rëndësishmet në këtë drejtim, ndaj dhe sot merr një rëndësi të veçantë miratimi i këtyre hidrocentraleve, të cilët u shtohen dhjetëra e dhjetëra të tjerëve që ndërtohen çdo orë, çdo ditë, çdo javë, larg kamerave televizive, të cilat kanë për ishull parajse territorin brenda unazës së vogël të Tiranës dhe si kullë të fildishtë Rognerin dhe Sheratonin.
“Por, jeta, zhvillimi gëlon në të katër anët e këtij vendi, e paraqisni apo nuk e paraqisni ju me kamerat tuaja, e injoroni apo e paraqisni ju para qytetarëve. Unë ju ftoj të shkoni, ju ftoj të intervistoni, ju ftoj ti paraqisni, sepse ato janë vepra të mrekullueshme të njerëzve punëtorë, të investitorëve të mençur dhe, pavarësisht se ndërtohen të tëra nga sektori privat, janë vepra me shkallën më të lartë të interesit publik”, the kryeministri duke iu drejtuar përfaqësuesve të medias.
Turizmi dhe zhvillimi i tij wshtw dhe vazhdon tw mbetet ndwr objektivat e qeverisw, sektor i cili gjeneron mijëra vende pune dhe tw ardhura nw rritje vit pas viti. Kryeministri Berisha tha se qeveria do vazhdojw investimet nw kwtw sektor, me qëllimin shndërrimin e tij nw degën kryesore tw ekonomisw.
Ndwrkohw qw Gjiri i Lalzit po shndërrohet në mënyrë të shpejtë në zonë resortesh turistike, katwr projekte u miratuan vetëm në këtë mbledhje.
“Mbledhja nuk ka sot vetëm energjinë, por miratohen disa vendime me një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në brigjet e komunës së Ishmit, e cila përbën dhe një nga komunat më mahnitëse në tërë brigjet e Mesdheut. Me Kepin e Rodonit, Gjirin e Lalzit dhe në vazhdim, kjo komunë ka territore turistike që kanë tërhequr vëmendje dhe kanë pritur edhe perandorë. Dhe kjo jo në lashtësi, por në shekullin e XIX, Maksimiliani I, i cili u bë më pas perandori i Meksikës, kaloi ditë të tëra në Kepin e Rodonit bashkë me suitën e tij. Natyrisht, më së shumti për gjah, por ai ishte turizmi i kohës. Tani komuna e Ishmit po zhvillon forma të tjera bashkëkohore të turizmit dhe ka një veçanti, sepse në një distancë të shkurtër ajo gërsheton të dy klimat, atë të bregdetit me klimën malore. Kodrat e Ishmit kanë një bimësi ndër më intensivet në vend dhe janë dominuese. Pra sot shqyrtohen disa projekte, në të cilat do të punësohen me mijëra qytetarë. Turizmi u shndërrua në një degë kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë verës përllogaritjet dëshmojnë se direkt dhe indirekt kjo degë ekonomie punëson më shumë se 185 mijë vetë”, tha kryeministri.
Ndwrkaq, ndwr problemet e trajtuara nga KKRRTRSH ishin ato pwr furnizimin me ujw tw zonës sw Orikumit, ndërtimi i rrugës Orikum - Kepi i Gjuzës, një zonë mahnitëse për potencialin e saj të jashtëzakonshëm turistik. Sikundër, është në proces dhe në studim e sipër kompleksi Zvërnec – Nartë - Sazan - Karaburun, i cili, sipas ekspertëve më të shquar të zonave turistike, rezulton të jetë një kompleks unik në tërë gjeografinë e deteve dhe oqeaneve të planetit; një kompleks me potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi shumë të mëdha, përfshin ishullin, gadishullin dhe ultësirën e Zvërnecit, Nartës, me një diversitet dhe pasuri të jashtëzakonshme dhe të gjithanshëm.
Vendimet e miratuara dje nga Këshilli Kombëtar i Territorit
1. Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit “STRAVAJ”, komuna Stravaj, rrethi Librazhd.
2. Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit “Qafëzezë”, rrethi Librazhd
3. Leje infrastrukture për ndërtimin e hidrocentralit “Stavec”.
4. Leje infrastrukture për ndërtimin e “Drejtorisë se mbrojtjes se dëshmitarëve dhe repartit RESI”
5. Leje infrastrukture për rrjetin e furnizimit me ujë dhe shërbime sanitare në Orikum
6. Rivlerësim i zonës nënjugore me sipërfaqe 30 ha, pjese e studimit urbanistik pjesor me sipërfaqe 43.69 ha në fshatin Hamalle, Bashkia Sukth, miratuar me vendimin e KRRTRSH-se nr.15 date 14.07.2009.
7. Studim Urbanistik Pjesor për kompleks turistik rezidencial e hotelier sip. 9.71 ha brenda studimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, Komuna Ishëm
8. Studim Urbanistik Pjesor me sip. 1.2 ha brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, Komuna Ishëm.
9. Studim urbanistik pjesor 7.6 ha, dhe leje sheshi për 3 vila një kat me papafingo brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike te Gjirit të Lalëzit, me sip. 2812m2, në fshatin Lalëz, Komuna Ishëm, Qarku Durrës.
Plani urbanistik i Tiranws, miratohet mbledhjen e ardhshme
“Miratimi i Planit Urbanistik të Tiranës po pritet me padurim nga qytetarët”- deklaroi kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.
“Shpresojmë që mbledhjen e ardhshme do të kemi edhe shumë të kërkuarin planin urbanistik të kryeqytetit, pasi qytetarët e Tiranës mezi e presin miratimin e tij. Ne do të kemi një mbledhje të shpejtë, pasi pas një procesi konsultimesh me grupet e interesit, por edhe me qytetarët, Plani ndodhet në Agjencinë e Planifikimit të Territorit, e cila duhet të organizojë një mbledhje për këtë moment shumë të rëndësishëm në urbanistikën dhe zhvillimin e vendit”, tha kryeministri.