E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Rama po mbledh leke, per te paguar deputetet

Zevendesministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Nikolle Lesi, vlereson se menyra e zgjedhur nga Edi Rama per te mbledhur para si ndihma per te permbyturit, le hapesira abuzimi dhe shkon me larg kur beson se ato mund te perbejne nje fond te pershtatshem per te paguar deputetet qe qendrojne jashte Parlamentit.
"Keto para jane nje mundesi e jashtezakonshme spekulimi pasi ata qe duan te kontribuojne mund ta bejne kete gje fare normalisht, nepermjet numrave te llogarive perkatese, ne bashki dhe komuna, ne te gjitha bankat e nivelit te dyte, ashtu sikurse eshte nje mundesi e madhe abuzimi pasi kush do t'i numeroje dhe kush do ti dorezoje ne destinacion keto para qe grumbullohen te dera e Bashkise se Tiranes", - deklaroi z.Lesi. Keshtu mundesia me e madhe, - vijoi ai, - mbetet qe Edi Rama t'i perdore keto para per te paguar deputetet e tij te uilet i mban jashte Parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›