E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrijne nga Italia ndihmat per zonat e permbytura

DURRES- Tre kamionë me ndihma kanë mbërritur sot nga Italia të destinuara për zonat veriperëndimore të cilat prej dy javësh janë të përmbytura nga uji. Pak ditë më parë nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme italiane u mësua se ndihmat do të ishin në vlerën e 250 mijë eurove. Në portin e Durrësit kanë mbërritur tre kamionë të ngarkuar me tenda, varka e gjeneratorë. I pranishëm në port ishte dhe zv ambasadori italian Francesko De Luixhi. Në një prononcim për mediat ai tha se Italia i është përgjigjur kërkesës së Shqipërisë dhe se ndihmat konsistonin në tenda barka dhe gjeneratorë.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›