Goditet nje grup trafikantesh droge, pranga edhe 4 shqiptareve
Itali-Policia italiane e Peskares ne Itali, ka shkaterruar nje grup trafikantesh te droges nga Shqiperia dhe trafik te automjeteve luksoze, mes te cileve edhe 4 shqiptare. Urdhri per arrestimin e 11-pjesetareve te ketij grupi, eshte leshuar nga prokuroria ne Peskara. Aksioni i koordinuar nga policia dhe prokurorite e disa qyteteve ku vepronte grupi kriminal, eshte finalizuar me arrestimin e 11 personave, nga te cilet kater jane shqiptare: Renato Mezini 29 vjec, Fuat Mezini 24 vjec, Ermir Bodurri 24 vjec dhe Albert Roci 40 vjec. Bashke me shqiptaret jane arrestuar edhe shtate italiane, ndersa jane shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere. Sipas policise, kreu i bandes ishte italiani Fabio Orta, i cili zoteronte edhe nje kompani sportive ne Peskara dhe sipas policise, zyrat e saj perdoreshin shpeshhere per mbajtjen e droges. Sipas te dhenave te hetuesve italiane, kjo organizate kriminale kishte gjetur nje menyre teper te vecante per trafikimin e droges. Anetaret e saj gjenin makina luksoze ne Itali, te cilat i dergonin ne Shqiperi duke paguar keshtu drogen qe trafikohej per llogari te tyre. Hetuesit mendojne se banda ka futur ne Itali ne kater vitet e fundit, sasi droge me vlere mbi 400 mije euro. Gjate aksionit jane bllokuar 2 kg kokaine.