Transmetohet video e plote ne Top Story
Mjegulla e nje montimi te regjistrimit te Ilir Metes duket se dje ka rene teksa emisioni Top Story i gazetarit Sokol Balla ne Top Channel ka publikuar ne prani te ish-ministrit Dritan Prifti versionin e saj te plote. Pertej komunikimit te zbardhur nga Fiks Fare duket se pak gje thelbesore qendron ne regjistrimin e plote qe i eshte bere zv.kryeministrit shqiptar. Fraza dhe emra te cituar me pare nje komunikim i vazhdueshem dhe linear pa nderprerje logjike qe shkojne drejt mbylljes sipas normes se mirenjohur te nje bisede private jane shfaqur dje ne Top Story ne nje pamje integrale. Edhe pse vleresimi final do te jete pjese e punes se prokurorise serish trajtimi i saj publik ka gjase te prodhoje nje realitet te ri besimi per videon pas deklarimeve te bera nga Kryeministri i vendit dhe Ilir Meta se behet fjale per nje montim. Ajo qe mbetet eshte fakti se rruga ligjore qe do te ndiqet duket se do te merret me akuzen e montimit per tiu drejtuar ne procesin hetimor fakteve te renda qe Dritan Prifti i ka shtuar videos ne fjale.
.