E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti hedh fakte te reja Meta kishte 20 te aksioneve

Ish-ministri ne Top Story Aferat mafioze qe ne vitin 2000

Dritan Prifti ka konfirmuar dje cdo peshperime dhe hamendesim cdo akuze te bere por edhe te gjithe ate perceptim te pergjithshem qe qytetari shqiptar ka per ate se cfare perfaqeson nje qeveri ne Shqiperi. Perqindje biznesi dhe shuma te medha parash ne kembim te favorizimeve antiligjore fakte qe flasin se vendimmarrja reale ne vend eshte informale dhe kalon nga pak duar te shkatheta politikanesh nje stil komunikimi me ngjyrime gangsteresh ne paradhomat e ministrive dhe ne fund nje politike qe punon per cdo cast vetem ne nje funksion fitimin monetar dhe gjithepranine e vet ne te gjithe ngrehinen ekonomike te vendit. I ftuar ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel ish-ministri i Ekonomise nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim dhe deputeti Dritan Prifti ka zbardhur te plote te gjithe libretin e regjistrimit te transmetuar nga Fiks Fare. Dilema monetare e 7 apo 700 mijeshit perfaqeson sipas tij dicka me shume sesa nje filtrim te gabuar te trajektores se buzeve te Ilir Metes dhe produktit te tyre fonik. Ilir Meta mund te sajoje cdo lloj justifikimesh per 700 mije eurot ose 7. Keto shifra zoteria mi ofronte mua. Meta kishte 20 dhe i kishte vene ne emrin e Fatmir Merkajt nje djale i mire biznesmen qe punon me Meten. E di te sigurt se ma ka thene Meta dhe ky person se 20 qe ai kishte ne firmen e vellezerve Tola ishte e Ilir Metes. Me vone Ilir Meta ia ka dhene tenderin te tjereve Kurum dhe Doko tha Prifti. Ne procesin e zberthimit te fakteve ai ka bere te ditur se alibia e Metes sipas te cilave korrupsioni i supozuar nuk faktohet pse tenderi nuk i eshte dhene te njejtes firme qe perflitet ne regjistrim bie pasi zv.kryeministri ka qene ne dijeni per faktin se eshte filmuar ne kete bisede. I kam thene qe une e kam regjistruar. Duke e ditur kete fakt ai nuk do te shkonte tu jepte koncesionin te njejteve njerez ka sqaruar Prifti. Mbi zbulimin e ketyre fakteve te renda ish-bashkepunetori i zv.kryeministrit aktual te Shqiperise ka bere nje percaktim qe deshmon se deri ku ka arritur klima e marredhenieve mes tyre. Ka instaluar kamera te fshehta ne ministri dhe po ben nje klime terrori kontrollon te gjithe njerezit. Ai eshte sot mbase nje nga njerezit me te rrezikshem ne Shqiperi nga me te korruptuarit ne token shqiptare. Deri tani ia ka hedhur. I kam qendruar prane sepse keto qe une them i kam te dokumentuara vetem gjate vitit te fundit. Kam pasur episode qe ne vitin 2001. Me ka thirrur ne zyre ne 2001 dhe me ka thene se duhet te blejme disa anetare te KPD-se dhe me duhen 500 mije marka. Gjeji ku te duash ka deklaruar Prifti. Nese Ministria e Ekonomise ngjan te jete nje grope e erret per financat e Shqiperise nje katalizator per punet e pista ku sipas ish-ministrit vetem Genc Ruli ne 3 muaj vere te rikrijimit te qeverise Berisha ne 2009 ka dhene 40 koncesione ekipi drejtues ne koalicionin aktual duket se perfaqeson dicka shume me teper se kaq. Ne nje konfirmim te ri te asaj qe gjeresisht perflitet Dritan Prifti ka zbuluar skenarin e afert per te cilen po punon sipas tij Koalicioni per Integrim. Ky burri eshte pjese e nje skenari ogurzi per Shqiperine. Se bashku me Lul Bashen Sali Berishen kane bere plan sic me ka thene vete qe me cdo menyre ti marrin Edi Rames Bashkine e Tiranes. Pastaj Ilir Meta me disa njerez jashte dhe brenda PS-se do ndermarre nje fushate kunder Edi Rames qe te marre kreun e PS-se. Edhe ne takimin me Nanon kjo ka qene pjesa kryesore e bisedes se tyre ka deklaruar ish-numri dy i LSI-se.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›