Arben Rakipi Videoja nje prove e mire per cdo prokuror
Ish-prokurori i pergjithshem Arben Rakipi deklaroi dje se videoja e paraqitur ne emisionin investigativ Fiks Fare ku flitet per afera korruptive mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit Dritan Prifti eshte e vertete dhe nje burim i forte prove per cdo prokuror. Nuk mund ta besoj qe kjo video eshte e pavertete sigurisht qe eshte e vertete dhe perben nje burim prove per cdo prokuror. Prokuroret do ta konsideronin nje fat po ta kishin ate deklaroi Rakipi ndonese shfaqi pakenaqesine e tij ndaj punes aktuale te prokurorise. Sipas tij vihet re se ekziston nje lloj vullneti per te mos u marre me subjekte te tilla duke e bere punen e prokurorise tolerante. Sipas ish-prokurorit Rakipi jo vetem prokuroria por te gjitha organet e drejtesise kohet e fundit kane shprehur vullnet te dobet per tu shkuar hetimeve deri ne fund ne lidhje me akuzat per korrupsion ndaj politikaneve shqiptare. Sipas tij ka nje mangesi profesionale te dukshme te njerezve te drejtesise. I meshoj faktit se ka nje mungese vullneti per tu shkuar deri ne fund gjerave. Nese nuk u shkohet ne fund gjerave te tilla atehere situata eshte alarmante. Rastet e fundit kane treguar se ceshtjet e fundit jane bllokuar per shkak te mangesise profesionale shprehet Rakipi.
.