E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Baba Reshati la prapa veprën e tij të frymëzimit për mirëkuptim

03-04-2011 / Gazeta 55

Ndahet nga jeta Kryegjyshi i bektashinjve Baba Dede Reshat Bardhi

Kryegjyshi i bektashinjve Baba Dede Reshat Bardhi është ndarë dje nga jeta. Kryegjyshi ka humbur jetën në spital, ku ndodhej si shkak i përkeqësimit të shëndetit. Reshat Bardhi ishte kryegjyshi botëror i bektashinjve. Kryegjyshi Reshat Bardhi ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai gjendej prej ditësh në një spital privat në Tiranë, në një gjendje të rëndë shëndetësore, e cila po komplikohej dita ditës sipas mjekëve. Lulzim Basha kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e kryegjyshit. Kryegjyshi Reshat Bardhi u vizitua dy ditë më parë dje në spital nga kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mesazh ngushëllimi për humbjen e kryegjyshit ka dërguar kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur tek Kryegjyshi i Bektashizmit një simbol të madh të mirësisë, paqes, mirëkuptimit dhe përkushtimit ndaj vlerave njerëzore e hyjnore”, tha kryeministri Sali Berisha, duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi.
Kryeministri Berisha, i cili ka ndjekur me vëmendje gjendjen e renduar shëndetësore të Baba Reshat Bardhit deri mbrëmjen e djeshme në mesnatë, ndjehet i pikëlluar thellë, së bashku me të gjithë shqiptarët, për ndarjen nga jeta të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit shqiptar dhe botëror, Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi.
Kryeministri vlerësoi se pas shembjes së diktaturës komuniste, Baba Reshat Bardhi rindërtoi me shpejtësi vlerat e rrënuara nga regjimi barbar të bektashizmit shqiptar. “Ai vdiq sot duke lënë mbrapa veprën e tij të frymëzimit për mirëkuptim, paqe, tolerancë e harmoni”, thuhet në këtë mesazh ngushëllimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›