E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne e mbrojmë fermerin, Rama synon rrënimin me heqjen e TVSH-së

ELBASAN-Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në inaugurimin e aksit Gostimë- Gjyralë- Belsh, ku premtoi se qeveria 4 vitet e ardhshme do të trefishojë grantet dhe investimet në këto zona.

Berisha garantoi se do të bëjë gjithçka që të lehtësojë banorët me investime në të gjithë sektorët.
“Ne do të trefishojmë grantet për projektet tuaja, ftoj kreun e komunës të ngrejë një zyrë për t’u asistuar që ju të thithni projekte nga grantet e qeverisë”,- tha ai, duke premtuar rimbursim në dorë të taksave për gjithçka që paguhet për prodhimin.

Përballë alternativës së investimeve sipas Berishës qëndron alternativa shkatërruese e Ramës për fermerët e prodhimin vendas.

Referuar alternativës së Partisë Socialiste, ai tha se shoku i autobusit premton një gjë shumë të rrezikshme, premton të heqë TVSH për grurin e importit, heqjen e TVSH për qumështin, vezët, vajin dhe miellin, duke theksuar se këto produkte nga prodhuesit botërorë do të tregtohen me çmim më të ulët në Shqipëri dhe prodhimet vendase do të mbyten.
“S’ ka politikan në Evropë që mendon të dëmtoj prodhimin e vendit të vet. Kjo bëhet nga Edi Rama, se miliarderët e kupolës së PS nuk bëhen dot miliarderë me leje ndërtimi se u iku bashkia, por duan të kenë monopolet në ushqim, duke garantuar se kjo nuk do të ndodhë, sepse do të votohet Partia Demokratike”, u shpreh Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›