Rikualifikim urban tek ish-pista e aviacioneve, Basha: Do mbajmë premtimet e bëra
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në nisjen e punimeve për rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga rrugët “Dritan Hoxha”, “Teodor Keko”, “Anesti Lubonja” dhe parku tek ish - Pista e Aviacionit, me sipërfaqe rreth 14.7 ha. Kryebashkiaku Basha është ndierë mirë, teksa kthehet në këtë zonë e cila i dha edhe mandatin e parë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për të përmbushur edhe ato detyrime ndaj qytetarëve të kësaj njësie bashkiake, të cilat i përkisnin deri në 2011, Bashkisë.
“Kam kënaqësinë e veçantë të ndodhem prapë sot këtu, në mes të këtij komuniteti qytetarësh të Tiranës, ndaj të cilëve kam një detyrim të dyfishtë, të parin si kryetar i Bashkisë, me çdo bashkëqytetar timin por kam një detyrim më të hershëm si ish-deputet i zonës dhe kam kënaqësinë e veçantë që të kthehem për të përmbushur një pjesë të nevojave e premtimeve të cilat nuk arritëm t’i realizonim pasi i përkisnin Bashkisë së Tiranës si detyra. Ne bëmë ujësjellësin, bëmë kanalizimet për këtë zonë por sot jemi kthyer për t’i dhënë kësaj zone parametrat e plotë urbanë që i meriton dhe që do shndërrojnë përgjithmonë cilësinë e jetesës së banorëve dhe vlerën e pronës së tyre” – u shpreh z. Basha.
Me një investim prej 96.1 milionë lekësh, në këtë bllok banimi do të realizohet 8080 m2 sipërfaqe rruge me asfalt, 1960 m2 trotuare, punime të ndërtimit të sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të ujërave të bardha, vendosjen e 128 shtyllave të ndriçimit rrugor etj. Ndonëse afati i përfundimit të punimeve është parashikuar 8 muaj, kontraktori është angazhuar t’i përfundojë për 6 muaj.
Ndërtimi i këtij blloku sipas Kryebashkiakut Basha, është shenjë e dedikimit që ka sot Bashkia, ndaj interesit të qytetarit, pavarësisht ku jetojnë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
“Për ne, qytetari është i pari dhe këtë e tregojmë me vepra e jo me fjalë. Kam një mesazh për banorët e kësaj zone dhe ky mesazh është që ne brenda gushtit do të mbyllim projektet teknike, që do të thotë ujësjellës, kanalizime, asfaltime, trotuare, gjelbërim, ndriçim dhe ku është e mundur sheshe lojrash për fëmijë dhe sheshe pushimi për çdo centimetër katror të njësisë bashkiake nr.7. Me këtë frymë bashkëpunimi që kemi sot me qeverisjen që mundëson financimin e gjysmës së këtyre projekteve, duke vijuar këtë frymë bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë me qytetarët e Tiranës, me këtë qeverisje e cila po kështu e ka qytetarin të parin dhe nuk e shikon si një subjekt për t’u kërcënuar, shantazhuar apo mashtruar në kohë zgjedhjesh, jam i sigurt se qytetarët e Tiranës do të ndjejnë në çdo cep të këtij qyteti frytet e këtij bashkëpunimi, do të ndiejnë në çdo cep të këtij qyteti frymën e re që po fryn me investimet dhe shërbimet e përmirësuara të Bashkisë së Tiranës” – theksoi z. Basha.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Përfundon ndërtimi i rrugës “Llambi Ziçishti”, në njësinë bashkiake nr.6