E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: "Me 28 qershor, ndryshimi i ri"

Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi vijoi turin e tij te takimeve ne Qarkun e Korces.

Nga komuna e Pojanit te ketij rrethi, Gjinushi theksoi se reformen ne bujqesi PSD nuk e kupton thjesht per te zhvilluar bujqesine, por qe rinia ne fshat te pergatitet si kontingjent i domosdoshem per qytetet e ardhshme. Sipas tij, sot fshati eshte me i zhgenjyer se kurre pas mos mbajtjes se premtimeve nga qeveria Berisha. Ne Korce, kryetari i PSD-se deklaroi se te gjithe shqiptaret ndihen sot me te varfer e me te papune, te gjithe ndihen sot te zhgenjyer e te mashtruar nga qeverisja. Sipas tij, PSD vlereson se me 28 qershor vendit i duhet nje ndryshim i ri dhe kete ndryshim do ta ofroje vetem e majta dhe pjese e kesaj te majte do te jete Partia Socialdemokrate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›