Pronari i lokalit, plumb kokes shqiptarit
BOLONJA - Pronari i lokalit ekzekuton me plumb ne koke shqiptarin per motive ende te paqarta. Lulzim Hoxha, 22 vjec, eshte gjetur pas disa ore kerkimesh nga karabinieret, ndersa disa deshmitare denoncuan se kishin pare nje person qe te qellonte te riun ne oren 04:00 te mengjesit te djeshem. Denoncimi eshte bere nga dy shqiptare te tjere. Policia ndaloi Giovanni Caiazzo, 42 vjec, i cili eshte pare duke qelluar me arme shqiptarin. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por s'ka gjetur dot trupin ne momentin e pare. Gjate kontrolleve ka gjetur nje mbulese me gjak pas lokalit. Disa ore me vone kane ndaluar pronarin, duke e shoqeruar, ndersa kufoma eshte gjetur ne oren 16:30, ne Luzzara, ne afersi te nje liqeni. Se bashku me 42-vjecarin eshte shoqeruar dhe djali i tij se bashku me nje vajze nga Uzbekistani, me te cilen bashkejetonte.