E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Bojkoti? Ska arsye të ndryshojmë qëndrim

Ish-kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi për “BBC” se nuk ka asnjë rrethanë për ndryshimin e qëndrimit ndaj bojkotit. “Në fakt, unë nuk jam shprehur që do të ketë një qëndrim në asamble për qëndrimin ndaj bojkotit, sepse kjo është dhe çështja e vendimit të grupit parlamentar, por nuk e besoj se ka ndryshuar ndonjë gjë në rrethanat politike, nuk ka ndonjë reflektim apo reagim nga ana e mazhorancës, e cila në njëfarë mënyrë do diktonte një vendimmarrje të re”, theksoi Leskaj. Sipas saj, kjo është çështje e grupit parlamentar më shumë, sesa e asamblesë. Ajo shprehu keqardhje që pothuajse një pjesë e mirë e medias shqiptare është marrë ose merret me mandatet e 5 apo dhe 65 deputetëve se çfarë do bëhet. “Këtu po flitet për gjëra më të mëdha, për fatet e Shqipërisë, për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, me liritë, me ekonominë e vendit, me korrupsionin dhe padyshim çështja e mandateve të 5 apo 65 deputetëve, për mua vjen e fundit”, u shpreh Leskaj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›