Beogradi i kërkon Podgoricës të rishqyrtojë njohjen e Kosovës
Kërkesa
Marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi do të kthehen në "rrafsh të plotë" në rast se Podgorica rishqyrton vendimin e saj për njohjen e Kosovës, ka deklaruar drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borisav Stefanoviq. Ai ka thënë se Beogradi nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë pas njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Masat që po ndërmerr Beogradi janë të drejtuara kundër autoriteteve malazeze e jo kundër qytetarëve të Malit të Zi. Sipas Sefanoviqit, vendimi i Malit të Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën janë një veprim i keq, sepse Podgorica dhe Prishtina nuk do të shkëmbejnë së shpejti ambasadorët për shkak se ekziston problemi i pakicës malazeze në Kosovë. Ai ka shtuar se për këtë shkak, duket se kjo njohje ka qenë një provokim i paramenduar, i drejtuar kundër Serbisë.
#