Xhafaj: Kodi i ri, nje projekt profesional

Projektligji eshte nje projekt profesional qe perfaqeson produktin e bisedimeve te gjata e te veshtira. Ne duart tuaja keni nje test ligjor. Do ta konsideroja me shume se pozitiv faktin se diskutimin per kodin nuk e kryem ne limitet kohore. 8 muaj pas ndryshimit te sistemit zgjedhir sot ne sanksionojme rregullat per zhvillimin e zgjedhjeve. Konsensusi i gjere parlamentar eshte nje nga vlerat e ketij procesi”, theksoi Xhafaj, sipas te cilit, ne kete proces, si rrallehere nuk eshte vendosur vetoja nga nje prej partive te medha.
“Projekti ka nje korpus prej 180 nenesh nga perfaqesues komisionesh te 7 grupeve parlamentare. Vetem per 8 nene ka pasur vote kunder nga anetare te dy grupeve parlamentare. Kemi arritur te japim sinjalet se dime te gjejme gjuhen e mirekuptimit per ceshtjet thelbesore. Palet munden te punonin ne menyre te pavarur me njeri tjetrin ne zyrat e Kuvendit te Shqiperise”, vijoi deputeti socialist.
Ne vijim te fjales, Xhafaj theksoi se mbi 90 % e rekomandimeve te ODIHR-it jane marre parasysh. “Nuk jane taktikat dhe llogarite partiake qe percaktojne normat e kodit por eshte kodi ai qe perfaqeson rregullat e lojes. Rregullat e lojes te percakuata ne kod nuk cenojne voten dhe as perqindjet e partive te cilat mundesohen te marrin perfaqesimin e merituar. Shqiptaret nuk do jene me ne presionin e kandidatit te vecante per te hedhur voten e tyre. Kerkesa per te garantuar numerimin e drejte te votes, ne kete kod realizohet me se miri. Procesi i numerimit te votave thjeshtesohet dhe behet me transparent pasi vezhguesit do jene njesoj sikur jane pjese e numerimit te votave. Kushdo i interesuar mund tek kontrolloje ne cdo moment se si numerohen votat. Formula e perzgjedhur per komisionit ka parasysh balancimin e kraheve politike. Eshte provuar tashme fakti qe komisionet me numra te medha anetaresh nuk jane efikase dhe ndikojne procesin e veshtiresojne punen ne numerim”, qartesoi Xhafaj.
Ne fund te fjales se tij, bashkehartuesi i kodit te ri zgjedhor u shpreh se kjo pakete eshte me e mira e mundshme edhe pse ndoshta jo me e mira qe mund te behej. “Kodi zgjedhor eshte me i miri ne kushtet aktuale por jo zgjidhja me e mire e mundshme. Jam i bindur se nuk ekziston nje ligj perfekt. Besoj se ne kushtet aktuale te mungeses se besimit reciprok kemi bere maksimumin e mundshem. Ky kod eshte nje premise qe zgjedhjet e vitit 2009 te jene me te mirat qe kemi pasur ne kete vend”, perfundoi deputeti socialist.