E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi Berishës: Këmbët në tokë, mendjen në kokë

Tiranë, 18 mars, NOA Update Këmbët mbaji në tokë dhe mendjen në kokë, Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është tek ju.

Me një deklaratë të tillë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjatë seancës plenare, ndërsa shprehu indinjatën pasi sipas tij, opozita po pengohet të thotë atë që mendon dhe se ajo po e devijon enkas debatin për hapjen e kutive të votimit.

Ne jemi këtu për të negociuar. Ky problem ka zgjidhje dhe pengesa e zgjidhjes është vetëm tek mungesa e vullnetit tuaj, ka vijuar më pas deklaratën e tij Ruçi, duke e cilësuar si aspak të drejtë përpjekjen e kryeministrit Berisha për të larguar mes deklaratave të ndryshme, mendjen e publikut nga çështja e hetimit të zgjedhjeve.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›