E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Mbledhja e Asamblesë, shumë shpejt

Për bojkotin

Deputetja socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi dje se data e Asamblesë së radhës nuk është përcaktuar ende, por ajo do të jetë shumë shpejt. “Dje është thënë qartë, konkretisht se kjo është një asamble që i dedikohet kësaj çështjeje, çka do të thotë që në një kohë shumë të afërt, do të ketë një asamble tjetër, e cila ka të bëjë me të gjitha këto çështje. PS shpejt do të mbledhë forumet e saj, qoftë Kryesinë, qoftë Asamblenë për qëndrimet politike. Te PS nuk ndodh si te PD, që nuk kujtohet njeri nëse u bë mbledhja e PS, pasi u bë kongresi ku foli kryetari i partisë dhe Kryetarja e Parlamentit dhe askush tjetër nuk pipëtiu”, tha Leskaj. Ajo tha se socialistët nuk do të përçahen për qëndrimin ndaj bojkotit, por do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Sipas Leskajt, për sa i përket çështjes së qëndrimit ndaj deputetëve të cilët mund të shkojnë në Parlament jashtë vendimit të grupit, kjo është një çështje dhe një vendim që ka të bëjë me forumet. Në rastin konkret, kjo çështje ka të bëjë me grupin parlamentar dhe nuk ka të bëjë me mua apo kryetarin.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›