Berisha Vrasjet nga dora e zeze
Kreu i ekzekutivit tha ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se kishte nje skenar te pergatitur per vrasjen e tyre. Qeveria eshte thellesisht dhe teresisht e interesuar me shume se kushdo tjeter per hetim te plote dhe te gjithanshem. Ajo eshte thellesisht e interesuar per rrethanat ne te cilat humben jeten 4 qytetare. Nje prej tyre paska qene si pasoje e nje rikoshete sic po i botojne vete keta ne media. Po te tjeret kush i vrau Cila eshte dora e zeze qe i ekzekutoi Keto duhet te sqarohen nje per nje. Duhet te keni besim te plote. Mire njeri sic e botojne vete qenka plumb rikoshete. Po tjetri A eshte kjo pjese e skenarit qe une do te kaloja mbi kufoma Nuk them por hetimi duhet te jete i plote dhe per cdo gje u shpreh Berisha. Sipas tij qeveria ka vendosur te bashkepunoje plotesisht me institucionin e prokurorise pas ardhjes se prokurorit nga SHBA-ja. Berisha akuzoi indirekt serish kreun e shtetit Bamir Topi se permes pucit te 21 janarit kerkonte nje mandat te dyte. Janari natyrisht qe kishte aktin me te shemtuar te historise sone pucin e udhehequr nga Edvin Kristaq Rama dhe organizuar nga shoke dhe shoqe te bulevardit qe mbi kete puc dhe ne kurriz te shqiptareve kishin vendosur endrren e mandatit te tyre te dyte. Por perseri aq sa e forte u deshmua demokracia shqiptare ligji shteti ligjor dhe rendi kushtetues po aq e forte dhe vibrante u deshmua ekonomia e Shqiperise tha Berisha. Sipas tij qeveria do te beje gjithcka qe te zbardhen keto vrasje. Ai akuzoi ne te njejten kohe edhe organin e Prokurorine se po pengon hetimin. Dua gjithashtu tju informoj se shoket dhe shoqet e ngjarjes se bulevardit po bejne gjithcka per te penguar nje proces qe eshte jetik dhe vendimtar per kete vend hetimin e pavarur te besueshem gjitheperfshires te asaj qe ata e quajten me emrin e koduar ngjarje ne bulevard dhe qe per ne ishte qartesisht nje grusht shteti ne te gjithe elementet e tij. Sipas tij qellimi kryesor i organizatoreve te pucit ishte ndarja e mandateve me dhune. Pucistet kishin vetem nje qellim te permbysnin pushtetin e kesaj mazhorance dhe te mos benin zgjedhje por te ndanin mandatet me dhune dhe pa zgjedhje. Ne jemi burrat dhe grate qytetaret dhe qytetaret qe besojne ne voten e lire. Aty qendron e tere forca jone. Sepse ne besojme ne nje vlere universale e cila i ka bere shoqerite te lira te denja te prosperta dhe ne do ti permbahemi asaj theksoi me tej ne fjalen e tij kreu i ekzekutivit. Berisha tha me tej se pavaresisht ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit muaji i pare i ketij viti ka shenuar rritje persa u perket treguesve ekonomike.
ADI SHKEMBI