E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha sulmon dhe kur kemi mort

/ /

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se nuk respekton as ceremonine mortore te nje prej te vrareve te 21 janarit per te sulmuar opoziten. Duke reaguar ndaj deklaratave te kreut te qeverise Rama tha se Berisha iu rikthye akuzave te dites se pare te vrasjeve. As sot ne ditevarrimin e viktimes se katert te dores se shtetit Saliu i pari i koalicionit te turpit nuk rreshti se sulmuari opoziten dhe se beri presion mbi Prokurorine e mbi shtypin e panenshtruar ndaj tij. Sot i dhame lamtumiren te katertit shqiptar te pafajshem qe humbi jeten ne demonstraten e popullit opozitar kunder pushtetit qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine. Nderkohe Saliu i koalicionit te turpit edhe sot vijoi te shfryje balte e vrer mbi opoziten Prokurorine e shtypin. Madje shkoi aq larg sa jo vetem iu rikthye akuzes kriminale te nates se pare se vrasjet e 21 janarit i beri opozita po edhe 26 te vraret e Gerdecit ia faturoi opozites permes njerit prej zedhenesve te tij u shpreh Rama i sapokthyer nga ceremonia mortore e Aleks Nikes ne fshatin Gryke Manati te Lezhes. Kryesocialisti tha se veprimet dhe deklaratat e kryeministrit vetem sa i japin te drejte kauzes se opozites per ta larguar kete qeveri. Sot Saliu na ritregoi sesa e drejte eshte kerkesa jone per largimin e ketij koalicioni te turpit sesa e drejte eshte beteja jone per ti hapur rruge nje zgjidhjeje te re per Shqiperine e marre peng me votat e vjedhura dhe te vjedhur perdite ne pasurite ne shpresat e ne endrrat e veta u shpreh Rama. Sipas tij opozita do te vazhdoje betejen e saj. Ne nuk do te ndalemi ne betejen tone per liri e te drejta te panegociueshme nuk do te ndalemi ne kerkesen tone per largimin e koalicionit te turpit nuk do te ndalemi ne perpjekjen tone per drejtesi e zhvillim ne kete vend nuk do ndalemi ne rrugen tone drejt nje zgjidhjeje te re per Shqiperine u shpreh Rama. Pas 21 janarit opozita eshte angazhuar vetem ne organizimin e protestave ne disa qarqe te vendit dhe ne Tirane. Kusht i panegociueshem per opozitaret per te zgjidhur krizen politike jane vetem zgjedhjet e parakohshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›