E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, Malaj akuzon qeverine per monopol

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, akuzoi qeverine se po favorizon monopolin ne tregun e karburanteve duke e argumentuar kete me ecurine e cmimeve ne tregun vendas, te cilat sipas tij, nuk e kane reflektuar uljen ne bursa.

"Duket qe jeni te kapur dhe jeni te kapur te pjesa me kriminale. Nuk dihet ne eshte monopol, korrupsion, kontrabande apo thesi i hapur i fushates elektorale", u shpreh Malaj.

Por ministri aktual i Financave, Ridvan Bode, duke hedhur poshte akuzat deklaroi se qeveria nuk ka ndermend te nderhyje ne treg. Bode ka mbrojtur filozofine e djathte, sipas te ciles eshte vete tregu ai qe i percakton cmimet, ndersa detyra e qeverise eshte vetem te mbledhe taksat.

"Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje qeveri e djathte liberale te merret me percaktimin e cmimeve ne treg. Meqe kujtoni se ka fitime te medha, mund te futeni ne treg dhe t'i merrni ju ato qe i quani fitime te padrejta te biznesit", u shpreh Bode.

Tregu i karburanteve ne Shqiperi ka qene ne qender te dyshimeve, jo vetem nga media, per spekullime me cmimet. Disa muaj me pare Autoriteti i Konkurrences nisi zyrtarisht edhe nje hetim per kete, perfundimet e te cilit ende nuk jane bere publike.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›