Leka Zogu: Omonia të respektojë Kushtetutën

Sipas pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu, këto deklarata dhe akte qysh me krijimin e OMONIA-s në vitin 91 si shoqatë kulturore, e pozicionojnë atë në një forcë të mirëfilltë politike antikushtetuese, në kundërshtim me statutin e saj juridik.
Trashëgimtari i mbretit Zog, Leka, daljet publike të të cilit janë rralluar në maksimum kohët e fundit, bëri megjithatë kujdes që ta mbyllë me tone konstruktive deklaratën e vet.
Leka Zogu shprehet për vazhdimin e politikave të fqinjësisë së mirë me Greqinë, në përputhje me standartet e BE-së dhe politikat integruese, por mbi bazën e reciprocitetit në marrëdhëniet ndërshtetërore.
Në fakt, në një aktivitet me rastin e 60 vjetorit te deklarates universale te kartes per te drejtat e njeriut, kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano mohoi qe ne letren derguar parlamentit grek, Omonia të ketë kërkuar kushtëzimin e ratifikimit të MSA-së me autonomi për jugun e Shqipërisë apo me plotësimin e kërkesave të minoritetit grek në Shqipëri.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code